Në kuadër të përgatitjeve për publikimin e Thirrjes së parë për Projekt-propozime në Programin e BNK Mal i Zi – Kosovë 2014-2020, Ministria e Punëve Evropiane të Malit të Zi në bashkpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës dhe Sekretariatin e Përbashkët Teknik organizuan një trajnim tre-ditorë në Pejë, nga data 7-9 Mars 2017 me temë Cikli i Menaxhimit të Projekteve.
Gjate trajnimit, pjesëmarrsit u prezantuan me konceptin e ciklit të Projekteve, analiza e stakeholderave, Matrica Logjike Kuadër si instrumenti planifikues kryesor, plani i aktiviteteve si dhe të gjitha instrumentet/mjetet e hartimit te projektit, menaxhimi i projektit bazuar në analizën e kuadrit logjik. Gjithashtu ata morën përgjigje për të gjitha çështjet e lidhura me menaxhimin e projekteve, buxheti dhe ndryshimet e sistemit të menaxhimit indirekt dhe rregullave të reja proceduriale.
IPA Cross-Border Cooperation Programme Montenegro-Kosovo 2014-2020 The global objective of the programme is to improve the standard and quality of living of the people in the programme area through the environmentally sustainable and socially inclusive economic development of the region, with respect for its common cultural and natural heritage.








