Sot u publikua Thirrja e parë për projekt propozime në kuadër të Programit IPA III CBC Mali i Zi-Kosovë 2021-2027. Afati i fundit për dorëzimin e koncept notave është 25 tetori 2024.
Thirrja është e hapur për pushtet lokale të përfaqësuara në zonën e programit, organizatat/agjencitë e zhvillimit lokal dhe rajonal, autoritetet kombëtare dhe institucionet që mbikëqyrin turizmin, mjedisin, politikat kulturore, shoqatat e biznesit, organizatat mbështetëse të biznesit, institucionet e promovimit të vetëpunësimit, dhomat e tregtisë dhe artizanatit, organizatat e shoqërisë civile, kooperativat/shoqatat e fermerëve, organizatat/agjencitë e zhvillimit, institucionet arsimore, shkencore dhe kërkimore, organizatat dhe institucionet përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve sociale.
Në kuadër të kësaj thirrjeje do të mbështeten projekte me vlerë deri në 400 mijë euro që synojnë rritjen e punësimit ndërkufitar të të rinjve dhe grupeve vulnerabël, si dhe projekte me vlerë deri në 600 mijë euro që synojnë nxitjen e turizmit të qëndrueshëm në rajonin ndërkufitar. Kohëzgjatja e projekteve është e kufizuar në 26 muaj për projektet në fushën e punësimit dhe 30 muaj për projektet në fushën e turizmit, ndërsa buxheti i përgjithshëm i kësaj thirrje është 5.4 milionë euro.
Zona e programit në Mal të Zi përfshin komunat: Andrijevicë, Tivar, Berane, Bijello Pole, Guci, Kolashin, Mojkovac, Petnjicë, Plavë, Podgoricë, Rozhajë, Tuz, Ulqin dhe Zetë. Në Kosovë zona e programit përfshin komunat: Pejë, Istog, Klinë, Junik, Deçan dhe Gjakovë.
Të gjitha informacionet në lidhje me Thirrjen e Parë gjenden në këtë link.
Programi IPA III i Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë financohet nga Bashkimi Evropian.

IPA Cross-Border Cooperation Programme Montenegro-Kosovo 2014-2020 The global objective of the programme is to improve the standard and quality of living of the people in the programme area through the environmentally sustainable and socially inclusive economic development of the region, with respect for its common cultural and natural heritage.