Përfituesit nga granti:
Vlera totale e projektit: 434,272.10 €
Granti total i BE-së: 369,131.29 €
Kohëzgjatja e projektit: 24 muaj
Rezultatet e pritura të projektit:
- Të kontribuojë për zhvillimin e kulturës dhe turizmit nëpërmjet valorizimit dhe promovimit të përbashkët të trashëgimisë kulturore të paluajtshme të kësaj zone;
- Aplikimi i mjeteve moderne shkencore për qëllime studimi, konservimi dhe valorizimi, i cili përmirëson në mënyrë drastike praktikën konvencionale në procesin e ruajtjes, promovimit dhe valorizimit të pasurive kulturore;
- Inkuadrimi i shkencës dhe 3D teknologjisë për përpunimin, ruajtjen, prezantimin dhe arkivimin e të dhënave të përzgjedhura të trashëgimisë të paluajtshme kulturore, duke ofruar kështu një platformë solide për kërkime të mëtejshme, zhvillim dhe vetëdijësim për rëndësinë e trashëgimisë kulturore për shoqërinë;
- Inkurajimi i vizitave turistike shtesë dhe rivitalizimi i të ardhurave të komuniteteve lokale;
- Promovimi i sjelljes së përgjegjshme ndaj mjedisit.
Grupet e synuara (targetuara): Ofruesit vendor, kombëtarë dhe ndërkombëtarë të shërbimeve turistike; Komunat; Institucionet kulturore; Institucionet arsimore; Institucionet fetare; Organizatat profesionale/kërkimore (arkeologji, histori, arkitekturë, inxhinieri civile); Mediet; Komunitetet lokale; Institucionet kombëtare.
Zona e projektit Komuna e Beranes dhe Komuna e Pejes.
Ndikimi i projektit
Të kontribuojë për rritjen e konkurrencës ekonomike të zonës nëpërmjet rritjes së potencialit kultoror dhe turistik të zonës.
IPA Cross-Border Cooperation Programme Montenegro-Kosovo 2014-2020 The global objective of the programme is to improve the standard and quality of living of the people in the programme area through the environmentally sustainable and socially inclusive economic development of the region, with respect for its common cultural and natural heritage.