Përfituesit nga granti:
Vlera totale e projektit: 493,683.21 €
Granti total i BE-së: 399,900.00 €
Kohëzgjatja e projektit: 24 muaj
Rezultatet e pritura të projektit:
- Përmirësimi i kapaciteteve teknike dhe të personelit të kompanive dhe institucioneve mjedisore në rajonin e synuar për menaxhimin e mbetjeve inerte dhe kontrollin e ndotjes së ajrit;
- Institucionet për mbrojtjen e mjedisit dhe kompanitë e zonës së synuar të njoftuar me praktikat e mira të BE-së për menaxhimin e mbetjeve inerte;
- Hartimi i rekomandimeve për përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve të ngurta në nivel lokal;
- Përmirësimi i bashkëpunimit ndërmjet palëve të interesuara mjedisore nga Mali i Zi dhe Kosova;
- Popullsia në zonën ndërkufitare është e vetëdijshme për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit, përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve inerte dhe rëndësinë e riciklimit.
Grupet e synuara (targetuara): Kompanitë e shërbimeve komunale në rajonin e synuar dhe punonjësit e tyre (rreth 100 punonjës); Inspektoratet e shërbimeve komunale dhe shërbimet e inspektimit në rajonin e synuar dhe punonjësit e tyre (rreth 40 punonjës); Autoritetet lokale në rajonin e synuar dhe punonjësit e tyre (rreth 20 punonjës); Shkollat dhe nxënësit (të paktën 10 shkolla dhe 1000 nxënës); Popullsia lokale – afërsisht 35,000 njerëz (rreth 5% e numrit të përgjithshëm të popullsisë që do të përfitojnë drejtpërdrejt nga krijimi i kushteve për përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve dhe/ose të cilët do të përfshihen në fushata publike vetëdijësuese); Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit të Malit të Zi; Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës; Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Malit të Zi; Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.
Zona e projektit Mali i Zi: Andrijevicë, Tivar, Berane, Bijello Pole, Guci, Kollashin, Mojkovac, Petnjicë, Plavë, Podgoricë, Tuz, Rozhajë dhe Ulqin; Kosovë: Pejë, Istog, Klinë, Junik, Deçan dhe Gjakovë.
Ndikimi i projektit
Ndikimi kryesor i projektit do të jetë në kushtet e ofruara për cilësi më të mirë të jetës së qytetarëve dhe për ruajtjen e burimeve të pasura natyrore të zonës kufitare përmes reduktimit të efekteve negative të mbetjeve në mjedis dhe shëndetin e njerëzve. Kjo do të bëhet përmes një qasjeje të kombinuar duke përfshirë prokurimin e automjeteve dhe pajisjeve të reja, prokurimin dhe vendosjen e kontejnerëve të rinj të mbeturinave, disa prej të cilëve do të organizohen si ishuj të gjelbër, trajnimeve të specializuara për punonjësit e kompanive publike, inspektorateve dhe autoriteteve lokale, përmirësimin e bashkëpunimit ndërkufitar, njohjen me praktikat më të mira të BE-së në këtë fushë dhe përmes përmirësimit të njohurive të popullsisë vendase mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit, menaxhimit të duhur të mbetjeve, riciklimit dhe rolit të tyre për minimizimin e efekteve negative të mbetjeve në mjedis dhe shëndet.
IPA Cross-Border Cooperation Programme Montenegro-Kosovo 2014-2020 The global objective of the programme is to improve the standard and quality of living of the people in the programme area through the environmentally sustainable and socially inclusive economic development of the region, with respect for its common cultural and natural heritage.