Me rastin e shpalljes së Thirrjes së I-rë për projekt-propozime në programin Mal i Zi – Kosovë 2014-2020 Ministria e Punëve Evropiane të Malit të Zi organizoi një konference dhe sesion informues në Podgoricë, gjatë së cilës u prezantuan për aplikuesit potencial prioritetet e programit dhe rregullat e aplikimit të projekt-propozimeve.
Në fjalën hapëse të konferences, Ministri i Punëve Evropiane Aleksandar Andrija Pejoviq kujtoi pjesëmarrësve që programi i ri është vazhdim i bashkpunimit të sukseshëm ndërmejt Malit të Zi dhe Kosovës të filluar në vitin 2010. Ai theksoi se projektet kanë kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në realizimin e qëllimeve konkrete të programit, përfshirë këtu zhvillimin ekonomik të zonës së programit, mbrojtjen e biodiversitetit dhe promovimin e përdorimit të qëndrueshëm të resurseve natyrore, me theks të veçantë në sektorin e agrokulturës dhe pyjeve dhe atë të zhvillimit të turizmit.
Ministri Pejoviq shfrytzoi mundësinë të vëri në dukje se programi i ri me një vlerë torale prej gati 10 million EUR, është një mundësi e shtuar për institucionet dhe organizatat në Mali e Zi dhe Kosovë të punojnë me iniciativa të përbashkëta në mënyrë që të përmirsojnë cilësinë e jetës së njerëzve në zonën ndërkufitare. Ai theksoi se të tre prioritetet e programit janë plotesuese të programit të mëparshëm si dhe të strategive kombëtare të të dy vendeve.
Për rrjedhojë, realizimi i projekteve ndërkufitare në fushën e promovimit të punësimit parashikon përmirsimin e aftesive dhe ndërtimin e kapaciteteve, ndërsa iniciativat e përbashkëta në fushën e mbrotjes së ambientit do të kontribuojnë në parandalimin e integruar dhe kontrollin e ndotjeve, menaxhimin e ekosistemeve dhe përdorimin efiçent të ujrave në mënyrë që të valorizohen resurset natyrore. Ministri Pejovic shtoj gjithashtu se iniciativat e përbashkëta nën prioritetin tematik të tretë, do të adresohen drejt inkurajimit të aktiviteteve të përbashkëta ndërkufitare në fushën e turizmit dhe kulturës, e cila përfshin promovimin e lokacioneve të përbashkëta turistike dhe markave të reja lokale.
Zëvendësministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës Bajram Gecaj falenderoj Ministrinë e Punëve Evropiane për bashkpunimin cilësor, dhe Delegacionin e BE për mbështetjen e dhënë gjatë zbatimit të programit. Ai deklaroj se objektivi primar i programit ishte të përmirsonte jetën e përdithsme të njerëzve në të dy anët e kufirit dhe ftoj të gjithë aplikuesit potencial të marrin pjesë në sesionet informuese që do të organizohen në ditët në vijim në Bijelo Polje, Pejë dhe Gjakovë.
Drejtore e përgjithshme në detyrë pranë Drejtorisë së Financës dhe Kontraktimit për Asistencën e Fondeve të BE Znj. Katarina Zhivkoviq prezantoi me shumë detaje rregullat e thirrjes së I-rë dhe i kujtoj audiencës se kjo thirrje me një total prej 2 million EUR, do të qëndroj e hapur deri me datë 25 Prill 2017.
Adriana Micu, përfaqsuese e Delegacionit të BE në Malin e Zi, solli në vëmendje rëndësinë e bashkpunimit rajonal, e cila është ndër prioritetet e axhendës së zgjerimit të BE. Ajo vuri theksin në rezultatet e jashtzakonshme që ka arritur Mali i Zi në zbatimin e programeve ndërkufitare dhe nënvizoj se me zbatimin e mbi 130 projekteve Mali i Zi ka një avatazh domethënës ndaj vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimorë.
IPA Cross-Border Cooperation Programme Montenegro-Kosovo 2014-2020 The global objective of the programme is to improve the standard and quality of living of the people in the programme area through the environmentally sustainable and socially inclusive economic development of the region, with respect for its common cultural and natural heritage.








