Projekti CARES – Veprimet ndërkufitare në sektorin e shëndetit riprodhues është finalizuar në shkurt të vitit 2021 pas dorëzimit të pajisjeve shtesë qendrave shëndetësore. Konferenca ndërkufitare për Përmirësimin e Shëndetit Riprodhues u organizua dhe moren pjesë 115 përfaqësues të institucioneve shëndetësore, OJQ-ve, autoriteteve lokale, institucioneve arsimore, mediave dhe qytetarët. Gjatë dy ditëve të konferencës ata prezantuan informacionin dhe situatën në lidhje me shëndetin riprodhues në Mal të Zi, Kosovë dhe rajon, parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit të qafës së mitrës dhe kancerit të gjirit, shembuj të praktikave të mira në këtë fushë, rëndësinë e përfshirjes së të gjithë segmente të shoqërisë, etj. Për më tepër, në kuadër të projektit u organizuan 713 ekzaminime parandaluese për gratë (361 nga Mali i Zi dhe 352 nga Kosova).

Më saktësisht, 264 gra u ekzaminuan në Mal të Zi (pasi disa prej tyre bënë të dy ekzaminimet, dmth. Ekzaminim mbi Kancerin e gjirit dhe ekzaminimet parandaluese të kancerit të qafës së mitrës), nga të cilat 16% u diagnostikuan dhe kërkuan ndjekjen e kushteve të tyre shëndetësore, ekzaminime shtesë, terapi ose iu nënshtruan disa operacioneve. Në Kosovë, nga 352 gra të ekzaminuara 46% e tyre kërkuan ndjekjen e kushteve të tyre shëndetësore dhe/ose ekzaminime shtesë.
IPA Cross-Border Cooperation Programme Montenegro-Kosovo 2014-2020 The global objective of the programme is to improve the standard and quality of living of the people in the programme area through the environmentally sustainable and socially inclusive economic development of the region, with respect for its common cultural and natural heritage.