Brenda projektit Të Bashkuar Kundër Ndotjes, icily zbatohet nga komuna e Gjakovës, komuna e Petnjicës, OJQ Let’s Do It Peja dhe Qendra për Zhvillim Rajonal nga Rozhaja kanë vazhduar me aktivitetet në rajonin ndërkufitar.
Përkatësisht, në Petnjicë gjatë pergaditjes se hartës së deponive, janë identifikuar 26 deponi të egra të madhësive të ndryshme, me sasi të vlerësuara të mbetjeve që tejkalojnë 117 tonë në total. Pas kësaj, aksionet e pastrimit u organizuan me 29 tetor të vitit 2019 me qëllim pastrimin e deponisë ilegale të Savin Bor (afër shkollës fillore) dhe deponisë ilegale Kalica 2 (ngjitur me rrugën rajonale Petnjicë-Rozhajë).

Për më tepër, brenda të njëjtit projekt u organizua një tryezë e rrumbullakët në Pejë (Kosovë) me 7 nëntor të vitit 2019 me palët e interesuara me qëllim të diskutimit të raportit të hartës dhe vlerësimit të deponive të identifikuara të paligjshme.
Pjesëmarrësit diskutuan për çështje që lidhen me deponitë ilegale, problemet e qytetarëve dhe menaxhimin e mbeturinave.

IPA Cross-Border Cooperation Programme Montenegro-Kosovo 2014-2020 The global objective of the programme is to improve the standard and quality of living of the people in the programme area through the environmentally sustainable and socially inclusive economic development of the region, with respect for its common cultural and natural heritage.