Home / Njoftime / Shtigje të reja të çiklizmit ndërkufitare

Shtigje të reja të çiklizmit ndërkufitare

Projekti Bjeshkët e Nemuna – destinacion natyror tërheqës po zbatohet nga  Agjencia e Zhvillimit Rajonal – Perëndimi (AZHR-Perëndim) dhe Komuna e Pejës në anën e Kosovës, dhe Agjencia Rajonale e Zhvillimit për Bjelasicë, Komovi dhe Prokletije dhe Organizata e Turistike e Plavës në anën malazeze, të cilët kanë filluar me fushatën promovuese nepërmejt artikujve dhe paraqitjeve të ndryshme në radio stacionin lokal.

 

Për më tepër, gjatë tetorit të vitit 2019 u mbajt një punëtori për mbledhjen e të dhënave GPS me përfaqësues të organizatave të ecjes në natyrë, turizmit dhe çiklizmit nga rajoni i Pejës. Qëllimi i punëtorisë ishte të zhvillojë një plan veprimi në terren në lidhje me mbledhjen e të dhënave GPS, dhe të dhënave të tjera të rëndësishme për shtigjet e reja të ecjes dhe çiklizmit, të parashikuara të zhvillohen përmes projektit. E njëjta veprimtari do të bëhet në Mal të Zi dhe ekipe të ndryshme të grumbullimit të të dhënave GPS do të punojnë në terren gjatë tetorit për të mbledhur të gjitha të dhënat e nevojshme për zhvillimin e hartave dhe alarmeve për shtigje të reja.

 

Të gjitha aktivitetet e zbatuara do të çojnë në shtigje të reja të çiklizmit ndërkufitar që do të përfundohen së shpejti.