Me 6 Mars 2017 Ministria e Punëve Evropiane të Malit të Zi në bashkpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës dhe Sekretariatin e Përbashkët Teknik organizuan një Ditë Informuese/Forum për Kërkim Partnerësh në Pejë. Eventi u organizua si pjesë e përgatitjeve për Thirrjen e I-rë për propozime në kuadër të programit IPA BNK Mal i Zi – Kosovë 2014-2020.
Më shumë se 40 aplikues potencial nga Mali i Zi dhe Kosova që morën pjesë në Forum morën informacionet e nevojshme mbi mundësitë që ofron ky program. Forumi ishte një mundësi për përfaqsuesit e bashkive, NPO, institucioneve dhe organizatave të ndryshme të shkëmbejnë idetë e tyre për projekte dhe kontaktet respektive në mënyrë që të krijojnë partneritetin e nevojshëm para publikimit të Thirrjes së I-rë për project-propozimeve.
Forumi vuri në dukje objektivat e programit BNK Mal i Zi – Kosovë, parimet e partneritetit, përmbatjen e Udhëzuesit për Aplikantë dhe Paketën e Aplikimit, si dhe kalendarin e eventeve/aktiviteteve për periudhën në vijim. Pjesa kryesore e forumit ishin tre Workshope tematike të organizuara në përputhje me prioritetet tematike specifike të programit, që përfshijnë: Promovimin e Punësimit, lëvizshmëria e krahut/ofertës së punës dhe përfshirjes kulturore dhe sociale përmes kufirit; Mbrotja e Mjedisit, promovimi i ndryshimeve klimatike dhe masave për zbutjen e tij, menaxhimi dhe parandalimi i rreziqeve; Inkurajimi i Turizmit, Kulturës dhe Trashigimisë Natyrore.
IPA Cross-Border Cooperation Programme Montenegro-Kosovo 2014-2020 The global objective of the programme is to improve the standard and quality of living of the people in the programme area through the environmentally sustainable and socially inclusive economic development of the region, with respect for its common cultural and natural heritage.







