Drejtoria e Financës dhe Kontraktimit për Asistencën e Fondeve të BE (CFCU) pranë Ministrisë së Financave në Malin e Zi, publikoj sot Thirrjen e I-rë për projekt-propozimve në kuadër të programit BNK Mal i Zi – Kosovë 2014-2020.
Objektivi i përgjithshëm i programit është të përmirësojë standartet dhe cilësinë e jetës së njerëzve në zonën e programit nëpërmjet një zhvillimi ekonomik, social dhe mjedisorë të qëndrueshëm dhe gjithpërfshirës të rajonit në respekt të trashigimisë së përbashkët kulturore dhe natyrore. Shuma indicative e vënë në dispozicion për këtë thirrje është 2,040,000.00 euro (kontributi i BE – bashkim i alokimit IPA 2014 – shuma prej 840,000.00 EUR dhe 2015 – shuma prej 1,200,000.00 EUR).
Thirrja është e hapur për prioritetet tematike që vijojnë: Promovimin e Punësimit, lëvizshmëria e krahut/ofertës së punës dhe përfshirjes kulturore dhe sociale përmes kufirit; Mbrotja e Mjedisit, promovimi i ndryshimeve klimatike dhe masave për zbutjen e tij, menaxhimi dhe parandalimi i rreziqeve; Inkurajimi i Turizmit, Kulturës dhe Trashigimisë Natyrore.
Afati i fundit për dorëzimin e koncept notave është 25 Prill 2017.
Kliko këtu për më shumë informacion.
IPA Cross-Border Cooperation Programme Montenegro-Kosovo 2014-2020 The global objective of the programme is to improve the standard and quality of living of the people in the programme area through the environmentally sustainable and socially inclusive economic development of the region, with respect for its common cultural and natural heritage.