Takimi i 4-të mes Strukturave Operative të Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës në kuadër të Programit IPA të BNK-së Mali i Zi – Kosovë është mbajtur në Podgoricë me 30 Nëntor 2017. Në takim moren pjesë anëtarët e Struktures operative nga Mali i Zi dhe Kosova si dhe anëtarët e Sekretariatit të Përbashkët Teknik dhe të Zyrës Antenë të programit.
Në emër të Struktures operative të Malit të Zi takimi e udhëhoqi znj. Ivana Glisević Đurović, Drejtoresh e Pëgjithshme për Fondet Evropiane në kuadër të Ministrisë për Çështje Evropiane ndërsa në emër të Struktures operative të Kosovës znj. Rozafa Ukimeraj, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.
Në këtë takim u vlerësua realizimi me sukses i programit dhe se një numër i madh i aktiviteteve janë realizuar pas nënshkrimit të Marrëveshjes Bilaterale dhe asaj të Partneritetit dhe se ato projekte janë duke u vlerësua në kuadër të kornizës së thirrjes së parë për projekt propozime.
Poashtu në këtë takim u raportua edhe për aktivitetet e kryera, rezultatet dhe progresin në zbatimin e Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Mali i Zi-Kosovë. Gjithashtu, janë diskutuar edhe metodat e përmirësimit të komunikimit dhe të dukshmërisë së Programit dhe rezultatet aktuale në këtë fushë gjithashtu. Aktivitetet janë të planifikuara për periudhën e ardhshme duke përfshirë këtu edhe intensifikimin e komunikimit dhe shkëmbimit të përvojave mes strukturave operative.
IPA Cross-Border Cooperation Programme Montenegro-Kosovo 2014-2020 The global objective of the programme is to improve the standard and quality of living of the people in the programme area through the environmentally sustainable and socially inclusive economic development of the region, with respect for its common cultural and natural heritage.