Sekretariati i Përbashkët Teknik në bashkëpunim me Strukturat Operative të dy vendeve pjesëmarrëse (Zyra për Integrime Evropiane e Malit të Zi, Ministria e Financave e Malit të Zi– Drejtoria për Financimin dhe Kontraktimin e Asistencës së BE-së dhe Ministria e administrimit të pushtetit lokal të Republikës së Kosoves) ju fton të merrni pjesë në trajnimin treditorë mbi ciklin e menaxhimit të projekteve në kuadër të IPA programit të bashkëpunimit ndërkufitarë Mal i Zi – Kosovë 2014-2020.
Trajnim për për aplikues potencijal nga Shqipëria do të mbahet në periudhën 23 – 25 tetor të vitit 2019 në Pejë (Kosovë).
Trajnim për aplikues potencijal nga Mali i Zi do të mbahet në periudhën 30 tetor – 1 nëntor të vitit 2019 në Bijello Pole (Mal i Zi).
Vendi i organizimit të trajnimit do të publikohet më vonë.
Qëllimi i trajnimit është të zhvillojë kapacitetet e aplikantëve potencial lidhur me përgatitjen e projekt propozimeve. Në përputhje me objektivat, gjatë trajnimit do të paraqiten parimet e përgjithshme në lidhje me përgatitjen e projekt propozimeve.
Klikoni këtu për të shkarkuar agjenden: Pejë (Kosovë).
Klikoni këtu për të shkarkuar agjenden: Bijello Pole (Mal i Zi).
Ju lutemi të jeni të informuar që numri i pjesëmarrësve është i kufizuar në maksimum 30. Pasi që numri i pjesëmarrësve është i kufizuar, ju lutemi të regjistroni një përfaqësues të institucioni/organizatës tuaj. Në rast se numri maksimal i pjesëmarrësve është plotësuar, pjesa tjetër do të informohet se regjistrimi i mëtejshëm nuk është i mundur.
Gjithashtu, ju informojmë se:
- Gjuha e trajnimit është gjuha angleze, me mundësinë e përdorimit të gjuhës shqipe dhe malazeze, nëse është e nevojshme.
- Shpenzimet e transportit të pjesëmarrësve nuk mbulohen nga organizatori.
- Përparësi duhet tu jepet pjesëmarrësve/kandidatëve nga institucioni/organizata juaj me njohuri bazë ose pa njohuri fare, pasi që trajnimi do të ofrojë informata thelbësore dhe do të fokusohet në karakteristikat kryesore të metodologjisë së ciklit të menaxhimit të projektit.
Për aplikantët potencialë nga Kosova: Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen e organizatës/institucionit tuaj në trajnim duke na dërguar formularin e plotësuar të regjistrimit në e-mail adresën: gazmir.raci@jts-mne-alb-mne-kos.org deri me daten 11 tetor të vitit 2019 në ora 14:00.
Për aplikantët potencialë nga Mali i Zi: Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen e organizatës/institucionit tuaj në trajnim duke na dërguar formularin e plotësuar të regjistrimit në e-mail adresën: almir.causevic@jts-mne-alb-mne-kos.org deri me daten 18 tetor të vitit 2019 në ora 14:00.
Klikoni këtu për të shkarkuar formularin e regjistrimit: Pejë (Kosovë).
Klikoni këtu për të shkarkuar formularin e regjistrimit: Bijello Pole (Mal i Zi).
IPA Cross-Border Cooperation Programme Montenegro-Kosovo 2014-2020 The global objective of the programme is to improve the standard and quality of living of the people in the programme area through the environmentally sustainable and socially inclusive economic development of the region, with respect for its common cultural and natural heritage.