Home / Njoftime / Rezultati i konkursit mbi konceptin e dizenjimit të identitetit visual për programin IPA BNK Mal i Zi-Shqipëri dhe Mal i Zi -Kosovë

Rezultati i konkursit mbi konceptin e dizenjimit të identitetit visual për programin IPA BNK Mal i Zi-Shqipëri dhe Mal i Zi -Kosovë

cbc-mne-kos-conceptual-designMinistria e Punëve të Jashtme dhe Integrimit Europian të Malit të Zi, Ministria e Integrimit Europian e Republikës së Shqipërisë dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, shpallën me datë 17 Mars konkursin për konceptin e dizenjimit të identitetit visual për programin IPA BNK Mal i Zi-Shqipëri dhe Mal i Zi –Kosovë.

Konkursi u shpall në websitin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Integrimit Europian www.mvpei.gov.me, në portalin www.eu.me, në websitin e Ministrisë së Integrimit Europian të Republikës së Shqipërisë www.integrimi.gov.al dhe në websitin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës https://mapl.rks-gov.net. Konkursi ishte i hapur deri me datë 4 Maj dhe gjatë kësaj kohe u dorëzuan 8 punime.

Të drejtën për të marrë pjesë në këtë konkurs e kishin dizenjuesit profesional dhe kompanitë e dizenjimit, studentët, profesorë të artit dhe arkitektures nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova, duke përfshirë universitetet private dhe publike.

Dokumentet e dorëzuara u kontrolluan nga Komisioni për vlerësim i përbërë nga përfaqsuesit e tre ministrive të lartpërmendura. Punimet u vlerësuan në bazë të kritereve të shpjeguara në vijim: lidhja me temën e konkursit, cilësia e grafikës, origjinaliteti dhe aplikueshmëria.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian e Malit të Zi dhuroi një çmim prej 800 € para në dorë autorit të punimit më të mirë në kuadër të projektit”Asistenca Teknike e programit IPA BNK Mal i Zi-Shqipëri dhe Mal i Zi –Kosovë” vendim ky i marrë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Integrimit Europian e Malit të Zi dhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Malin e Zi.

Fituesi i këtij çmimi u shpall:

Pegja Paroviq, Arkitekt me qendër në Beograd.