Në Thirrjen e Dytë për dërgimin e projekt-propozime në kuadër të Programit IPA të bashkëpunit ndërkufitar Mal i Zi-Kosovë 2014-2020, përfituesit potencialë mund të aplikojnë me projekte në kuadër të prioriteteve tematike të lidhura me punësimin, mobilitetin e punës dhe përfshirjen sociale dhe kulturore përgjatë kufirit, si dhe me promovimin e turizmit , trashëgimisë kulturore dhe natyrore.
Autoriteti kontraktues (CFCU i Malit të Zi) ka shpallur Thirrjen e Dytë më 15 janar të vitit 2019 dhe do të jetë e hapur deri më 15 prill të vitit 2019. Fondet që do të jenë në dispozicion për këtë thirrje janë 2,040,000.00 euro dhe do të mbulojnë këto prioritete tematike (PT):
- PT 1 – “Promovimin e Punësimit, lëvizshmëria e krahut/ofertës së punës dhe përfshirjes kulturore dhe sociale përgjatë kufirit” (840,000.00 euro);
- PT 3 – “Inkurajimi i turizmit, trashigimisë kulturore dhe natyrore” (1,200,000.00 euro).
Këtu mund të shkarkoni Paketën e aplikimit për këtë Thirrje.
Sesionet informuese që do të organizohen me rastin e publikimit të Thirrjes së Dytë për dërgimin e projet-propozime në kuadër të IPA Programit të bashkëpunimit ndërkufitar Mal i Zi-Kosovë 2014-2020 do të mbahen sipas orarit në vijim:
- Kosovë:
- Mal i Zi:
Në rast se dëshironi të merrni pjesë në evenimente që do të organizohen në Kosovë, ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen e organizatës/institucionit tuaj në Sesionin Informues duke na dërguar formularin e plotësuar të regjistrimit (klikoni këtu për të shkarkuar formularin e aplikimit për Sesionet Informative në Kosovë) në e-mail adresën: gazmir.raci@jts-mne-alb-mne-kos.org deri me datën, 19 shkurt 2019, e marte, në ora 15.00h.
Në rast se dëshironi të merrni pjesë në evenimente që do të organizohen në Mal të Zi, ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen e organizatës/institucionit tuaj në Sesionin Informues duke na dërguar formularin e plotësuar të regjistrimit (klikoni këtu për të shkarkuar formularin e aplikimit për Sesionet Informative në Mal të Zi) në e-mail adresën: almir.causevic@jts-mne-alb-mne-kos.org deri me datën, 21 shkurt 2019, e enjte, në ora 15.00h.
IPA Cross-Border Cooperation Programme Montenegro-Kosovo 2014-2020 The global objective of the programme is to improve the standard and quality of living of the people in the programme area through the environmentally sustainable and socially inclusive economic development of the region, with respect for its common cultural and natural heritage.