Sekretariati i Përbashkët Teknik me mbështetjen e Strukturave Operative të Programit (Zyren për Integrime Evropiane në Mal të Zi, Ministrinë e Financave të Malit të Zi – Drejtoria për Financimin dhe Kontraktimin e Asistencës së BE-së dhe Ministria e administrimit të pushtetit lokal e Republikës së Kosovës) organizoi dy trajnime tre-ditore mbi ciklin e menaxhimit të projekteve për aplikuesit potencijal nga Kosova dhe Mali i Zi në kuadër të Programit IPA BNK Mal i Zi – Kosovë 2014-2020.
Trajnimet u mbajtën në Pejë (Kosovë) në periudhën 23 – 25 tetor dhe Bijello Pole (Mal i Zi) në periudhën 30 tetor – 1 nëntor të vitit 2019. Në këto trajnime morën pjesë gjithsej 29 pjesëmarrës që përfaqësonin si autoritetet lokale, autoritetet nacionale, institucionet publike, OJQ-të, etj.
Trajnimi tre-ditor synonte t’u siguronte pjesëmarrësve të gjithë elementët e nevojshëm dhe informacionin e nevojshëm që ata të jenë në gjendje të kuptojnë procesin e përgatitjes së granteve, partneritetet ndërkufitare dhe procesin e zhvillimit të projektit sipas qasjes së kornizës logjike. Këto trajnime ofronin mundësinë që pjesëmarrësit të mësojnë përmes punës praktike, shembujve, diskutimit në grupe, si dhe përmes pyetjeve dhe përgjigjeve mbi bazat themelore lidhur me ciklin e menaxhimit të projekteve, si dhe të marrin rekomandime për mënyrën e përmbushjes dhe tejkalimit të gabimeve të zakonshme brenda seksioneve të ndryshme të aplikimit. Për më tepër, përmes punimeve në grup, pjesëmarrësit u trajnuan për të krijuar matricen e kornizës logjike dhe të përdorin ato pjesë të informacionit për të përfunduar dhe plotësuar pjesë të caktuara të formës së aplikimit.
Trajnimet e ofruara janë pjesë e mbështetjes teknike të IPA programeve të bashkëpunimit ndërkufitarë Mal i Z i- Shqipëri dhe Mal i Zi – Kosovë të financuar nga Bashkimi Europian.
IPA Cross-Border Cooperation Programme Montenegro-Kosovo 2014-2020 The global objective of the programme is to improve the standard and quality of living of the people in the programme area through the environmentally sustainable and socially inclusive economic development of the region, with respect for its common cultural and natural heritage.







