Sot në Berane u mbajt Panairi i Punësimit të të Rinjve, i cili mblodhi 116 pjesëmarrës dhe rreth tridhjetë ekspozues nga shkollat fillore dhe të mesme, organizatat që merren me programet e punësimit të të rinjve, përfaqësues të biznesit, si dhe organizata të tjera partnere nga komunat e Beranes, Petnjicës dhe Gucisë.

Panairi i punësimit të të rinjve është pjesë e projektit PRAXIS, i cili synon të mbështesë të rinjtë në fitimin e përvojës praktike të punës dhe krijimin e mundësive të reja për punësim në zonën kufitare të Kosovës dhe Malit të Zi.
Projekti me vlerë 332,997 euro është mbështetur përmes Programit IPA II të Bashkëpunit Ndërkufitar Kosovë – Mal i Zi. Bartës i projektit është Caritas Kosova, kurse partnerë janë Caritas nga Mali i Zi dhe Komuna e Beranës nga Mali i Zi, si dhe Qendra për Arsim dhe Këshillim Profesional “Gjon Nikollë Kazazi” nga Kosova.
Duke folur në hapjen e panairit, shefja e Drejtorisë për Programet Bilaterale Ndërkufitare në Ministrinë e Çështjeve Evropiane të Malit të Zi, Nada Pejoviq, u shpreh e kënaqur që në këtë panair të rinjtë do të kenë mundësinë të takohen me punëdhënësit potencial dhe të diskutojnë për karrierën e tyre me ekspertë dhe me moshatarët e tyre.
“Është veçanërisht e lavdërueshme që rreth 400 studentë dhe të rinj të papunësuar nga Mali i Zi dhe Kosova morën pjesë në aktivitetet e projektit, gjë që tregoi edhe një herë se projektet që nxisin punësimin japin një kontribut konkret në zhvillimin e përgjithshëm të zonës ndërkufitare”, tha Pejoviq.

Menaxheri i Komunës së Beranës, Marko Llalleviq, theksoi se Komuna e Beranës së bashku me sektorin joqeveritar është e fokusuar në krijimin e kushteve për rritjen e punësimit të të rinjve dhe pjesëmarrjen e tyre të barabartë në tregun e punës.
“Të rinjtë janë e ardhmja dhe baza e zhvillimit të çdo vendi. Ky projekt kontribuon në heqjen e barrierave dhe krijimin e mundësive të barabarta për punësimin e të rinjve në këtë fushë”, tha Llalleviq.
MINISTRIA E ÇËSHTJEVE EVROPIANE
IPA Cross-Border Cooperation Programme Montenegro-Kosovo 2014-2020 The global objective of the programme is to improve the standard and quality of living of the people in the programme area through the environmentally sustainable and socially inclusive economic development of the region, with respect for its common cultural and natural heritage.