Në kuadër të projektit Veprimet ndër-kufitare në Sektorin e Shëndetit Riprodhues, OJQ FORS nga Mali i Zi zhvilloi një seri aktivitetesh. Përkatësisht, spote promovuese TV u pergaditen dhe filluan me transmetim dhe një fushatë e gjerë u përfundua në kuader te shënimit të Tetorit si Muajit të Ndërgjegjësimit mbi Kancerin e Gjirit. Fushata promovuese synonte rritjen e mbështetjes dhe tërheqjen e vëmendjes së publikut të gjerë për rëndësinë e zbulimit dhe trajtimit të hershëm të kësaj sëmundje.
Versioni në gjuhen malazeze mund të shihet këtu.
Versioni në gjuhen shqipe mund të shihet këtu.
Fushata për parandalimin e hershëm u organizua për gratë nga Andrijevica, Berane, Bijelo Polje, Gucija, Petnjica, Plava, Kolashini, Mojkovaci, Rozhajaja në Mal të Zi dhe nga Peja, Istogu, Klina, Deçani dhe Gjakova në Kosovë.
Fushata u zbatua së bashku me qendrat shëndetësore në bashkëpunim të ngushtë me institucione të tjera që mund të ndihmojnë në mobilizimin e grave, siç janë media, autoritetet lokale, kompani, OSHC, etj. Përveç kësaj, Broshurat mbi Shëndetin Riprodhues u pergaditen si në gjuhen malazeze ashtu edhe në gjuhën shqipe.

IPA Cross-Border Cooperation Programme Montenegro-Kosovo 2014-2020 The global objective of the programme is to improve the standard and quality of living of the people in the programme area through the environmentally sustainable and socially inclusive economic development of the region, with respect for its common cultural and natural heritage.