Si pjesë e aktiviteteve të projektit të Punëve të Gjelbërta për një të ardhme më të mirë të rajonit ndërkufitar të Malit të Zi dhe Kosovës të zbatuar nga Komuna Andrijevica, OJQ Grupi Lokal i Veprimit Gjeravica dhe Unioni i Fermerëve të Veriut Malit tëZi, u krijua dhe u pajis një Qendër Trajnimi Deçan. Qendra e trajnimit do të përdoret për forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve teknike të fermerëve dhe palëve të tjera të interesit në bujqësi.

Sa i përket qëndrueshmërisë së projektit, Unioni i Fermerëve u krijua në Deçan duke mbledhur 26 fermerë që ishin pjesë e aktiviteteve të projektit. Qendra e trajnimit transferohet nën kujdesin e Komunës së Deçanit – Drejtorisë për Bujqësi, i cili është gjithashtu përgjegjës për mirëmbajtjen e pajisjeve të prokuruara përmes projektit. Për më tepër, komuna e Deçanit ka ndarë fonde nga buxheti për mbështetjen e fermerëve të trajnuar në të ardhmen.
IPA Cross-Border Cooperation Programme Montenegro-Kosovo 2014-2020 The global objective of the programme is to improve the standard and quality of living of the people in the programme area through the environmentally sustainable and socially inclusive economic development of the region, with respect for its common cultural and natural heritage.