I2 Space trajnimi mbi Dizajnimin grafik për ndërmarrësit u realizua në periudhën nga 8 deri me 10 korrik të vitit 2020 në hapësirat e Qendrës së Kompetencave Podgorica. Qëllimi i këtij trajnimi ishte njohja e pjesëmarrësve me postulatet themelore të dizajnit grafik, bazat e punës në Photoshop (dhe/ose në programin zëvendësues të tij i cili përdoret falas në internet – www.photopea.com) në mënyrë që të aplikojnë njohuritë e fituara, përmes pjesës praktike të këtij trajnimi dhe të zhvillojnë konceptin e identitetit vizual të projekteve të tyre për media të shkruara dhe dixhitale.
Dita e parë lidhej me pjesën teorike ku traineri Dejan Joçiq foli mbi modelin grafik dhe elementet e tij (vija, forma, ngjyra, struktura, hapësira dhe tipografia), mbi parimet e dizajnimit dhe çfarë kjo nënkupton dhe më vonë analizoi shembuj të ndryshëm të imazheve së bashku me pjesëmarrësit e trajnimit.
Gjatë ditës së dytë, pjesëmarrësit kaluan në pjesën praktike të trajnimit, e cila parashihte përdorimin e Photoshop (programin dhe mjetet që përmban vetë programi). Pastaj, trajneri i japi këshillime çdo pjesemarrësit individualisht, në mënyrë që të kishte një pasqyrë se si pjesëmarrësit ndoqën shembullin e tij nga Photoshop, duke u shpjeguar atyre çdo paratësi apo ndonjë dyshim që kishin dhe u dha udhëzime për përmirësimin e punës së tyre në program.
Tema e ditës së tretë ishte hyrja në detaje rreth fotove dhe elementeve të saj, dhe në fund, pjesëmarrësit patën mundësinë të fotografojnë njëri-tjetrin, të ri-rregullojnë imazhet dhe të zbatojnë elementet e mësuar përmes Photoshop. Me literaturën e rekomanduar dhe lidhjet me burimet falas në Internet, pjesëmarrësit inkurajohen të vazhdojnë të përmirësojnë njohuritë e fituara.
Trajnimi tre-ditor u organizua në kuadër të projektit “Vetëpunësimi i të rinjve dhe ndërmarrësia sociale”. Projekti mbështetet nga programi ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë 2014-2020 dhe financohet nga Bashkimi Evropian.

IPA Cross-Border Cooperation Programme Montenegro-Kosovo 2014-2020 The global objective of the programme is to improve the standard and quality of living of the people in the programme area through the environmentally sustainable and socially inclusive economic development of the region, with respect for its common cultural and natural heritage.