Nga data 22-24 Qershor 2022 është realizuar vizita treditore e grupit të fermerëve nga Mali i Zi me qëllim të marrjes së përvojave në sektorin e bimëve mjekësore aromatike në Kosovë, si dhe njohja me disa nga përfituesit e granteve për kultivim të bimëve mjekësore aromatike përmes projektit “Krijimi i vendeve të punës në bujqësi”.
Vizitat janë realizuar në zonën ku është duke u zbatuar projekti përkatësisht në komunën e Pejës dhe Istogut, ku janë vizituar kompanitë që merren me kultivim, grumbullim, përpunim dhe eksportim të bimëve mjekësore aromatike si janë: “AgroProduct” Shpk, “Organic Herb” Shpk, “Erblin Beqiraj” B.I., pastaj kompania kultivuese dhe eksportuese e boronicave “Boost Berries”, si dhe kultivuesi dhe grumbulluesi i mjedrave Nehat Bajraktari.

Në kompanitë e latcekura grupi i fermerëve nga Mali i Zi, janë informuar me historikun e fillimit të punës së këtyre kompanive, dhe zhvillimin e tyre nga viti në vit, pastaj me aktivitet të cilat zhvillohen në sektorin e BMA-ve dhe frutave të imëta, kapacitet grumbulluese, kultivuese dhe shkallën e përpunimit deri në përgatitjen e produkteve për eksport në tregun evropian. Në këto kompani ata njëkohësisht u njohën edhe me disa student/e, që kishin kryer punën praktike përmes projektit dhe tani janë punonjës/e të rregullt të kompanive.

Po ashtu u vizituan edhe 3 nga 20 përfituesit e granteve për kultivim të BMA-ve (Januz Binakaj, Florije Dreshaj dhe Violeta Balaj), nga të cilët u informuan për përkrahjet dhe mundësit që atyre u janë krijuar nga projekti në vitin e kaluar, dhe që në këtë vit janë duke vazhduar suksesshëm kultiviminin e bimëve të ndryshme mjekësore aromatike, si janë: menta, ciani, kalendula, mëllaga e zezë, luledielli, etj.

Grupi i vizitorëve nga Mali i Zi janë impresionuar nga zhvillimet që kanë parë në Kosovë në sektorin e BMA-ve, dhe janë ndarë shumë të knaqur dhe falenderues për tërë organizimin e kësaj vizite.
Ky aktivitet është bërë i mundur në kuadër të projektit “Krijimi i vendeve të punës në bujqësi”, i financuar nga Bashkimi Evropian përmes programit IPA II të bashkëpunimit ndërkufitar në mes Malit të Zi dhe Kosovës.
Marrur nga IADK.
IPA Cross-Border Cooperation Programme Montenegro-Kosovo 2014-2020 The global objective of the programme is to improve the standard and quality of living of the people in the programme area through the environmentally sustainable and socially inclusive economic development of the region, with respect for its common cultural and natural heritage.