Realizimi i dokumentit të Programit IPA BNK 2014-2020 ndërmjet Mal të Zi – Kosovës u shtri në një periudhë prej tetë muajsh, nga mesi i Shtatorit 2013 deri në mesin e Majit 2014. Sidoqoftë, përgatitjet që përfshinë të dy Strukturat Operuese të vendeve respektive filluan në Qershor 2013 dhe vazhduan deri në Maj 2014, periudhë gjatë së cilës dokumenti i programit u rishikua dy herë. Në procesin e programimit aktorët mbështetës u konsultuan dhe pyetën vazhdimisht me qëllim marrjen e informacioneve, p.sh strategjitë dhe statistikat rajonale dhe komunale, statistikat vendore dhe kombëtare, dokumentat strategjik dhe politik, publikime dhe iniciativa të donatorëve etj. Gjithashtu u organizuan këto aktivitete dhe iniciativa gjatë procesit të programimit, si me poshtë vijon:
- Një Task Forcë e Përbashkët (TFP) u themelua për përgatitjen e dokumentit të programit me përbërje nga aktorë mbështetës nga Mali i Zi dhe Kosova.
- Një studim mbi BNK ndërmjet aktorëve rajonal nga zona e programit (bashki, asociacione, shoqata dhe SME) u zhvillua, shpërnda, u mblodh, procesua dhe analizua.
- Intervista të detajuara me përfaqsues nga Ministritë e linjës, u zhvilluan gjatë muajit Tetor 2013
- Dy workshope u organizuan për anëtarët e TFP – 25 Shtator në Podgoricë për anëtarë malazez dhe 1 Tetor 2013 për anëtarët kosovarë- me qëllim informimin mbi objektivin programit BNK, teknikalitetet e përgatitjes së këtij dokumenti dhe roli i tyre si anëtarë të TFP-së.
- U organizuan tre takime të TFP-së, i pari me 18 Tetor 2013 në Pejë/Peć për të rishikuar draftin e analizës së gjendjes së dokumentit; i dyti me 15 Nëntor në Podgoricë për të rishikuar draftin e strategjisë së programit dhe; i treti me 25 Shkurt në Podgoricë për të prezantuar draftin e rishikuar të dokumentit të programit.
- Një Forum rajonal i Ballkanit Perëndimor u organizua në 21-22 Nëntor në Beograd ku Përfaqsuesit e Kosovës dhe Malit të Zi prezantuan procesin e programimit dhe draftin e dokumentit të programit të dorëzuar tek Komisioni Evropian me 15 Nëntor 2013.
- Konsultime Publike u mbajtën në Malin e Zi (30 Tetor 2013) dhe Kosovë (13 Maj 2014) dhe reagimet/përgjigjet u morën në konsideratë gjatë përgatitjes së draftit final.
- Komisioni Evropian komentoi mbi draftin e parë dhe të dytë të dokumentit të programit si dhe paraqiti disa sugjerime për të përmirsuar përgatitjen e versionit final që u dorëzua tek KE me 25 Maj 2014.
IPA Cross-Border Cooperation Programme Montenegro-Kosovo 2014-2020 The global objective of the programme is to improve the standard and quality of living of the people in the programme area through the environmentally sustainable and socially inclusive economic development of the region, with respect for its common cultural and natural heritage.