Home / Njoftime / 20 motor kultivues për përfitues nga Kosova

20 motor kultivues për përfitues nga Kosova

Projekti Krijimi i punësimit në bujqësi zbatohet nga Kryeqyteti i Podgoricës – Sekretarijati për ndërmarrjësi dhe Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës- IADK.

 

Si pjesë e aktiviteteve të projektit dhe me qëllim lehtësimin e kultivimit të tokës dhe veçanërisht menaxhimin e kullotave në ngastrat e mbjella me bimë mjekësore dhe aromatike, partnerët e projektit më 9 gusht 2021 shpërndanë motor kultivues në 20 përfitues të granteve për kultivim në komunat e Pejës dhe Istogut.