Home / Njoftime / Perfundon projekti Të bashkuar kundër ndotjes

Perfundon projekti Të bashkuar kundër ndotjes

Komuna e Gjakovës në bashkëpunim me OJQ Let’s Do It Peja në Kosovë dhe Komunën e Petnjicës dhe Qendrën për Zhvillim Rajonal – Rožaje në Mal të Zi përfunduan zbatimin e projektit Të Bashkuar Kundër Ndotjes – UAP që përfshin banorët që jetojnë pranë deponive ilegale, autoritetet komunale, punonjës në menaxhimin e mbeturinave dhe studentë nga komunat e Gjakovës dhe Petnjicës. Një nga aktivitetet e fundit të projektit ishte hapja e oborrit të riciklimit në Gjakovë.

 

 

Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, të cilët vlerësuan projektin, duke deklaruar se si institucionet lokale ashtu edhe ato qendrore janë të angazhuara që të vazhdojnë të mbështesin këtë qendër dhe të përmirësojnë situatën e menaxhimit të mbeturinave në komunën e Gjakova.

Videoja nga ceremonia e hapjes mund të shikohet këtu.