Përfituesit nga granti:
- Fondi për zhvillimin e Veriut të Malit të Zi- FORS Mali i Zi
- Qendra Evropiane për Çështje të Pakicave – ECMI Kosovë
Vlera totale e projektit: 353.046,50 €
Granti total i BE: 299.990,00 €
Kohëzgjatja e projektit: 24 muaj
Rezultatet e pritura të projektit:
- Përmirësimi i kapaciteteve të qendrave shëndetësore dhe cilësisë së shërbimeve të shëndetit riprodhues;
- Informimi i popullatës së përgjithshme me theks në grupet e rrezikuara sociale në zonën e synuar lidhur me rëndësinë e mbrojtjes së shëndetit riprodhues dhe realizimi i fushatës së ekzaminimeve të organizuara parandaluese;
- Krijimi dhe zbatimi i programeve për shtatzëni;
- Të rinjtë nga zona e programit të informuar me sjelljen e përgjegjshme në lidhje me shëndetin e tyre riprodhues;
- Përmirësimi i bashkëpunimit ndërkufitar në aspektin e përmirësimit të shëndetit riprodhues.
Grupet e synuara (targetuara):
- Femrat e zonës së synuar;
- Femrat e papunësuara;
- Femrat që u përkasin pakicave;
- Femrat nga zonat rurale;
- OJQ-të që merren me çështjen e femrave;
- Rinia;
- Mjekët dhe motrat medicinale të punësuar në institucionet në zonen e synuar të projektit (50);
- Institucione shëndetësore publike në zonen e synuar të projektit;
- Rreth 10% e popullsisë në zonën e synuar e informuar nëpërmjet fushatës për informimin publik (përafërsisht 58500 njerëz).
Zona e projektit:
Komunat Andrijevicë, Tivar, Berane, Bijelo Polje, Guci, Petnjicë, Plavë, Kolashin, Mojkovac, Rozhajë, Podgoricë dhe Ulqin (Mal i Zi) dhe komunat Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Gjakovë (Kosovë).
Ndikimi i projektit:
Projekti do të ndikoj në shëndetin e përgjithshëm dhe mirëqenien e popullsisë nëpërmjet përmirësimit të shëndetit riprodhues në zonën e synuar. Ndikimi do të arrihet nëpërmjet përmirësimit të cilësisë të shërbimeve shëndetësore, programit për shtatzëni, rritjes së vetëdijes për rëndësinë e kontrolleve të rregullta preventive dhe krijimit të shprehisë së parandalimit si dhe bashkëpunimi ndërkufitar.
IPA Cross-Border Cooperation Programme Montenegro-Kosovo 2014-2020 The global objective of the programme is to improve the standard and quality of living of the people in the programme area through the environmentally sustainable and socially inclusive economic development of the region, with respect for its common cultural and natural heritage.