Zyra për Integrim Evropian, si institucioni kompetent për zbatimin e programeve të bashkëpunimit territorial evropian në Mal të Zi, së bashku me institucionet kompetente të vendeve partnere, në periudhën e mëparshme ka punuar intensivisht në përgatitjen e programeve të bashkëpunimit ndërkufitar për perspektivën e ardhshme financiare 2021-2027.
Në bashkëpunim me Grupin e Përbashkët Punues për Programim dhe projektin CBIB + 3, u përgatit Draft Dokumenti i Parë i Programit për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë 2021-2027.
Ne ftojmë të gjithë institucionet dhe organizatat e interesuara të japin kontributin e tyre të çmuar në përpunimin e mëtejshëm të programit të përmendur përmes komenteve dhe sugjerimeve.
Komentet duhet të dorëzohen jo më vonë se 30 Dhjetor 2020. Në tekstin e mëposhtëm mund të gjeni adresat e postës elektronike në të cilën duhet të paraqiten komentet, si dhe linku me dokumentet:
- e-mail adresa për komente: bulatovic@gsv.gov.me
- Draft Programme Document ME-KOS
IPA Cross-Border Cooperation Programme Montenegro-Kosovo 2014-2020 The global objective of the programme is to improve the standard and quality of living of the people in the programme area through the environmentally sustainable and socially inclusive economic development of the region, with respect for its common cultural and natural heritage.