Në kuadër të projektit Punë në sektorin bujqësor për një të ardhme më të mirë të rajonit ndërkufitar të Malit të Zi dhe Kosovës, ku partnerët e projektit pas hartëzimit të burimeve agrobujqësore në komunat e targetuara në Mal të Zi dhe Kosovë, hartuan dhe shpërndanë “Doracakun për start-up fermerët”. Për më tepër, vizitat dhe trainimet në terren janë ofruar fermerëve që janë zgjedhur për të marrë pjesë në trajnimet arsimore në Mal të Zi dhe Kosovë. Promovimi i punësimit në bujqësi po bëhet në shkollat e mesme dhe përmes agjencive lokale të punësimit në Berane, Andrijevicë, Plavë dhe Deçan.
Në Komunën e Deçanit (Kosovë), është themeluar dhe pajisur qendra e trajnimit dhe do të jetë në dispozicion për nevojat e fermerëve, si dhe për ushtrime praktike gjatë trajnimeve. Për më tepër, trajnimet edukative janë kryer në Kosovë.
Deri më tani, pjesëmarrësit në Kosovë patën mundësinë për të rritur njohuritë e tyre teorike dhe praktike përmes moduleve trajnuese mbi “Bioteknologjinë”, “Riprodhimin e gjedhit dhe mbarështimin artificial” dhe “Ushqimin për lopët e qumështit dhe praktikat më të mira të ushqimit”. Në periudhën ne vazhdim, qendra e trajnimit do të themelohet edhe në Mal të Zi dhe gjithashtu do të mbahen module trajnimi për fermerët malazez.

IPA Cross-Border Cooperation Programme Montenegro-Kosovo 2014-2020 The global objective of the programme is to improve the standard and quality of living of the people in the programme area through the environmentally sustainable and socially inclusive economic development of the region, with respect for its common cultural and natural heritage.