Home / Njoftime / Vetëpunësim dhe Ndërmarrësi Sociale për Rini

Vetëpunësim dhe Ndërmarrësi Sociale për Rini

Nga janari 2019, LENS ka filluar të zbatoj projektin “Vetëpunësim dhe Ndërmarrësi Sociale për Rini”. Këtë projekt të veçantë, ku organizata jonë është njëri nga partnerët, po zbatohet nga Association for Democratic Prosperity – ADP-Zid, Liberal Democrat Centre, dhe Creative Skills Center dhe do të kontribuoj në zhvillimin e potencialit digjital në regjionin kufitar midis Mali të zi dhe Kosovës.

 

Objektivi i përgjithshëm i projektit është të përmirësojë qasjen në tregun e punës për të rinjtë dhe të inkurajojë grupet e rrezikuara sociale për të marrë pjesë në shoqëri.

 

Të rinjtë e komunës Pejë, Istog, Deçan, Podgoricë, Rozhajë dhe Berane do të kenë mundësinë unike për të përfituar forcim të aftësive, kompetencave, shkëmbim ndëretnik të ideve rreth praktikave novatore shoqërore dhe për pjesëmarrje në sektorin e ekonomisë digjitale.

 

Përveç krijimit të kurikulave trajnuese dhe aktiviteteve të planifikuar, do të krijohen hapësira të ashtuquajtura “Hackerspaces”, një në Malin e zi dhe një në Kosovë. Hapësirat do t’u mundësoj të rinjve të këtij regjioni të bashkëpunojnë dhe zhvillojnë njohurit e tyre në teknologji informative, elektronik, arte digjitale, programim, ndërmarrësi dhe inovacion.

 

Burimi: LENS