Me organizimin e trajnimeve mbi temën e raportimit dhe publicitetit dhe vizibilitetit për përfituesit e granteve brenda thirrjes së parë për project-propozime në kuadër të Programit IPA të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi-Kosovë, janë përfunduar aktivitetet e planifikuara për ngritjen e kapaciteteve të këtyre përfituesve. Trajnimet janë organizuar nga Autoriteti Kontraktues (CFCU), Zyra për Integrimin Europian të Malit të Zi, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës dhe Sekretariati i Përbashkët Teknik për IPA Programet të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri dhe Mali i Zi – Kosovë 2014 – 2020 (SPT), si pjesë e aktiviteteve për përforcimin e kapaciteteve të përfituesve të granteve.
Trajnimet janë mbajut me 12 dhe 13 dhejtor të vitit 2018 në Pejë (Kosovë) dhe janë zbatuar nga SPT-ja. Gjithësejt morën pjesë 16 përfitues të granteve nga thirrja e parë në kuadër të këtij programi. Gjatë trajnimeve, pjesëmarresit patën mundësinë të njihen dhe të mësojnë mbi konceptin, elementet e nevojshme dhe informacionet lidhur me raportimin, si dhe me përdorimin e duhur të metodave dhe teknikave për publicitet dhe vizibilitet në përputhje me procedurat dhe rregullat e BE-së.
Gjatë trajnimit dy ditorë, përfituesit e granteve morën udhëzime se si duhen plotësuar pjesët narative dhe financiare të raportit, si dhe rekomandime dhe sugjerime se si të sigurohet vizibiliteti i donatorit dhe si të përdoren mjetet e komunikimit me qëllim të informimit të publikut lidhur me projektet ndërkufitare.
Këto aktivitete për ngirtjen e kapaciteteve të përfituesve të granteve janë pjesë e mbështetjes teknike të programit të bashkëpunimit ndërkufitarë IPA Mali i Zi- Shqipëri dhe Mali i Zi – Kosovë të financuar nga Bashkimi Evropian.
IPA Cross-Border Cooperation Programme Montenegro-Kosovo 2014-2020 The global objective of the programme is to improve the standard and quality of living of the people in the programme area through the environmentally sustainable and socially inclusive economic development of the region, with respect for its common cultural and natural heritage.











