Sekretariati i Përbashkët Teknik i IPA programeve të bashkëpunimit ndërkufitarë Mali i Zi- Shqipëri dhe Mali i Zi – Kosovë, në bashkëpunim me Zyrën për Integrime Evropiane të Malit të Zi, Ministrinë e Financave në Mal të Zi – Drejtorinë për Financimin dhe Kontraktimin e Asistencës së BE-së (CFCU) dhe Ministrinë për Administrimin e Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës, ka organizuar trajnime dhe punëtori para shpalljes së Thirrjes së Dytë për projekt-propozimet në kuadër të IPA programit të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë 2014 – 2020.
Në periudhën nga 23 tetori deri me 2 nëntor të vitit 2018, janë mbajtur dy trajnime mbi ciklin e menaxhimit të projekteve dhe dy klinika të projekteve në Gjakovë (Kosovë) dhe në Berane (Mal i Zi). Këto trajnime mbi ngritjen e kapaciteteve të aplikuesve potencial ofronin mundësinë që pjesëmarrësit të mësojnë përmes punës praktike, shembujve, diskutimit në grupe, si dhe përmes pyetjeve dhe përgjigjeve mbi bazat themelore lidhur me ciklin e menaxhimit të projekteve, si dhe të marrin rekomandime mbi përmirësimin/tejkalimin e gabimeve të zakonshme brenda seksioneve të ndryshme të aplikimit. Në evenimentet e organizuar morën pjesë 82 përfaqësues të institucioneve, komunave dhe të shoqërisë civile nga zona e programit.
Trajnimet e ofruara janë pjesë e mbështetjes teknike të IPA programeve të bashkëpunimit ndërkufitarë Mali i Zi- Shqipëri dhe Mali i Zi – Kosovë të financuar nga Bashkimi Europian.
IPA Cross-Border Cooperation Programme Montenegro-Kosovo 2014-2020 The global objective of the programme is to improve the standard and quality of living of the people in the programme area through the environmentally sustainable and socially inclusive economic development of the region, with respect for its common cultural and natural heritage.









